Si ta heqim zbokthin

Zbokthi është një problem i cili mund të luftohet me lehtësi me disa këshilla të cilat mund t’i vini në praktikë edhe me produktët shtëpiake.
Bukuria e flokëve fillon nga lëkura e kokës, për këtë arsye kujdesi që duhet të tregoni për lëkurën e kokës është i rëndësishëm për flokë të shëndetshëm.


Një ndër problemet më shqetësues është zbokthi, aq sa mund të behet një mankth i vertët për femrat, edhe pse ky është zakonisht një problem mashkullor. Shkaqet janë të shumta, stresi, luhatjet hormonale, por edhe trajtimet e ndryshme të flokeve. Hapi i parë që duhet të beni, natyrisht, është të përdorni një shampo kundër zbokthit specifike ose mund të përgatitni reçeta vet në shtëpi për ta luftuar atë.
Ekzistojne reçeta të ndryshme: mund të përzieni pluhur rozmarine me kripë të ashpër para se të lani flokët.
Trajtimet mund të përdoren me intervale të rregullta, duke qenë se janë jo vetëm kurative por edhe mund të parandaloni zbokthin. Evitoni të përdorni produktë agresive, si xheli, llaku apo deodorantë, dhe trajtojini floket me delikatës, për një farë përiudhe do të ishtë mirë të pezullonit maskat e bukurise ose është e këshillueshme të përgatisni maska të bëra vet në shtëpi.
Mos harroni, është e rëndësishme që lëkura të marre frymë, kështuqë do të ishtë mirë të evitoni përdorimin e tëpërt të shalleve.