Vjersha per vitin e ri 2013

Vjershat më të mira për fëmi, ato më të dashurat për to jan vjershat e vitit të ri kur afrohen festat e fundvitit dhe euforia për to ësht në kulimacion.

Stafi i Shqip24 ka vendosur ti grumbulloj të gjitha vjershat më të reja dhe më të bukura për vitin e ri 2013 dhe ti publikoj të gjitha ato në një vend.

Pra nëse kërkoni vjersha kualitative të cilat mund ti shpërndani nëpër rrjetet e ndryshme sociale atëher ju jeni në vendin dhe kohën e duhur.



 












Deshira e vitit te ri

Ti shpirt i gezuar
se c'eshte skamja nuk e di,
mamit ja ke kerkuar
tavolinen plote per vitin e ri.

E ngushtove shume
nje genjeshter sajoi,
por zemra ju be shkrume
se deshiren s'ta plotesoi.

Por shpirt i vogel die ti
akrepat e ores kur bashkohen,
do te nise viti i ri
deshirat kerkohen.

Ne token, planet
ky rregull eshte tradite,
perveq deshires per shendet
edhe realizimin e te tjerave prite.

Shpirt i gezuar, deshiro
edhe zemra jote le te pret,
te te plotesohet ajo qe do
te shijosh si duhet kete jete.


Nje kartoline dergova
E dergova nje kartoline
per zemren dhe shpirtine,
qe eshte ne cilin do cep
te tokes qe jete na jep.

Shkrova vetem nje fjali
e lehte te mbash ne mend ti,
viti i ri te jete diell
tek njerezite ngrohtesi te mbjelle.

Zemra me diell e ushqyer
uroj te jete e pakursyer,
te fal vetem begati
te behet i pasur planeti.

Kartolina pa adrese
nga mali, ne qytet te zbres,
rruzullin tokesor ta mberrthej
lumturia te shperrthej.

Nje planet kesisoj
une shume e deshiroj,
uroj qe viti 2013
ditet e ketilla ti kete.