Ismail Qemali poezi

Naim Frasheri - Ismail Qemali

( Kjo poezi ende nuk eshte botuar , eshte shkruar ne diten e vdekjes se Ismajl Qemalit )
Mbyllur det’ edhe stereKush do pyes?
… edhe përse?… Shiko më shumë
E kush pyet për Shqipërinë,
Rreth me male një shketinë
E pa zë dhe e pa zotëVetëm vlente për një botë
Që të bënej ndonjë ditë,Një thërime një kafshitë
Për atë e për këtë,Vleft’e saja hë për hë,Dele dajos……..
Kur nji ditë,Vjen e çfaqet një Profitë;

Ish njI plak i bardhë borë,Nji bajrak me zok në dorë;
Çan tokë e çan detëSi i çan rrufeja retë
;Edhe zbriti mu atjeKu i than nga se për sePo atje në atë vëndë,
Dy të prishurit na mëndë,Jo që nuk i than “miserdhe
“Po i than dhe “shko nga erdhe!” 
Plaku gjorë e plaku mjerë,Ku do vejë e ku do bjerë,
Nëpër erë e nëpër shiraNëpër gropa me shëllira?
Iku ditë e iku natëI mungon dhe buk’ e thatë
;Edhe buka i mungonte,Vëtan zêmra i valonte.
Si ish baltë, këmba kridhej,Si ish plakë, trupi dridhej
,Andej ruhej nga armiku,Këtej ruhej nga i ligu.
Mirpo plaku bëri krahë;Kaloj male, kaloj brigje,
Kaloj pellgje të pa vahë,Kaloj pyje të pa shtigje
Syr’ i tija një yll shihteDita yllin po e fshihte.
Plaku iku, iku, iku Pas ca dite një mëngjes,
Kur dëgjon një zë kikiku,Një qytet i gjithë u ndes.
Ish një vend, një vend i lirëQë në gjuhën më të mirë
Që në gjuhën e Asllanit,I thon vëndi i jataganit;
I thon Vlon’ e i thon Vlorë Ku Shqiponja dy krenorë,
Gjeti gjithë ata që deshi,Djem baroti, djem arbreshi,
Me besë burri armatosur,Trimëri që s’ka të sosur,
E kush ishte ai plakë? E kush ishte ajo flakë?
Si një yll që është këputur
Në një arqe brenda futur,
Na harriti…. Kuje sotë
Nuk na erdhi si e deshëm,Po në dhe se fusëm dotë
Pra në zêmra do t’a ngjeshim.Dhe aty do rroj sa malet
Shpirti tija nuk do faletNuk do falet po si Dielli,
Ku bashkohen det e qielli,Atje shuhet ashtu duhet,Qarko botës zë e muhet;
Mirpo dielli dhe atëherë,Shkrep dhe shtie mbi të tjerë;
Dielli mbet gjithnjë Diell,Kurdoherë me kokë në qiellë,
Edhe Plaku këtë ditë,
Si njeri mbaroi jetë
Mir po Plaku i vërtetëIsh Profit dhe mbet Profit;
Dhe qëndron ashtu si ishë;Do mbaj emrin si e kishë;Emr’i tija i vërtetë;Esht Nëntor njëzet’ e tetë.