Poezi per femije parashkollor

Qielli yje plotë

Natën hapa dritaren
qiellin yje plotë pash,
shpirtin ma rrëmbeu
dua një gjerdan - thash.

Duket edhe hëna
mendja mu kfillë pastaj,
ajo është nëna
e kësaj bukurie paskaj.

Asnjë nënë nuk fal
fëmijët e vet,
fillova të shikoj pafjalë



Biblioteka

Biblioteka është dhomë
ku vetëm libra gjen,
me vite aromë
letre brenda ndjen.

Libra me miliona
njeri afër tjetrit rrijnë,
me temat nga ditët tona
por edhe nga antika vijnë.

E presin dorën ti marr
ti shfletoj me kujdes,
s'ka nevoj për orar
mundesh në mbrëmje e mëngjes.

Merr libra dhe i kthen
ky është rregull përherë,
një fshehtësi zbërrthen
tjetra të pret menjëherë.

Biblioteka është dhomë
e këndshme e mirë,
mbushur me aromë


Aeroplani

Duket si mizë
në qiell lart,
fakti që lëvizë
për mua është art.

Pasagjerë plotë
vend për bagazh,
ka dy pilotë
dritare për pejsazh.

është radari
që e kontrollon,
ai është i pari
mungesën që ja dikton.

Në pistë ateron
i madh pa hesap,
pakëz pushon
qiellit i ngjitet prapë.