Poezi per Shen Valentinin 2012

Këtu kemi grumbulluar disa nga poezit më të mira që dikujt mund t'ja dërgoni për ditën e të dashuruarve ditën e Shën Valentinit. Urojm që ta zgjedhni një dhe tja dërgoni të dashurës apo të dashurit tuaj. Çaste të këndshme.

Dua një përshëndetje në natën me shi
një përqafim të ngroht kur s'na sheh njeri
një puthje në faqe një lutje për mua
një ëndërr të shthurur një klithmë TE DUA

T'kam dasht me zemet t'kam dashut me shpirt
Qe ti prej meje do me ik kurr nuk e kam dit
Nje zemer e pata dhe ate ta fala
Ma more ma theve dhe per jet ma ktheve
Me fjal me the te dua
Me zemer me the sje per mua

E pranoj se jam fajtor qe ty zemren ta kam thy
E pranoj se kam gabuar qe ty shpinen ta kam kthy
E pranoj se zemra jote dhimbjet nuk i meriton
E pranoj se n'jeten time me mungon me mungon
Jo s'te harroj kurre s'mundem ty t'mos dashuroj

Më e rëndë se toka Më e lehtë se hija
E vjeter sa lindja Pafund sa gjithësia
E ëmbël sa fjala E hidhur sa pikëllimi
E ngrohët sa falja E fortë sa qëndrimi
Rrënon edhe atje Ku fare ska ndërtuar
Ep fryte në atë vend Ku rrënjë ska lëshuar
E-ndrit errësirën Errëson ndriqimin
I pasuron ëndrrat Dhe ndalon ëndrrimin
Ujitet dhe jeton Edhe në shkretëtirë
Përballon acarin Dhe nuk ka të ngrirë
Rrallë kthehet aty Qe njëherë del
Është fuqi e fort Kur pushton s`pari herë
Pastron çdo plagë Dhe një ofshamë liron
Sa do t`jetë e dhimbshme Plagën e shëron
Vajin e kthen në këngë Ngushllimin në urim
Ndryshk unazat ne gisht Kur nuk ka bashkim
Kur ndizet t`parën herë Flaka e saj përjetohet
Vetëm prushi nëse mbetet Është e para dhe nuk harrohet
Syri nuk e shef Veshi nuk e dëgjon
Zemra është folea Që në të banon