Ja disa vjerdha per shqiperin, gjuhen shqipe dhe shqiptarizmin ne pergjithsi.
SHQIPJA
Na mekoi qumshti i gjirit
Na ushqeu gjuhe e shpirtit
Na gjumoi nder perralla
Me e embla shqipe-fjala.
Dhe kur flisnim capra cupra
Ishin rrokje, fjale te bukura
Ishin vete kuptimi i jetes
Shqiptarisht dhe asgje tjeter.
Dhe ne ka pak atavizma
Mbetet gjuhe me fisnikja
Dhe ne mes te pabesise
Mbetet firma e Shqiperise!
ATDHE
Gerxhe ngado ku shkel
Ku je, o Atdheu im?
Vetem gerxhin tend dua te ndjej
Mes gerxhesh ketu ne mergim!
Ne token qe duket e njejte
Rremoj e rremoj si i mar'
Te ndjej eren e dheut te shenjte
Eren e gerxhit shqiptar!
Vazhdoj e vazhdoj kerkimin
Une mergimtari eksplorator
Atdheun e gjej tek shpirti
Dhe shpirtin tek Atdheu, njelloj!
Vjersha per Shqiperine
.